INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë. Leopardi vret 3-vjeçarin në parkun kombëtar

E rëndë. Leopardi vret 3-vjeçarin në parkun kombëtar

Publikuar më: 15:55 07-05-2018

Një leopard rrëmbeu dhe hëngri djalin trevjeçar të një punonjësi në një park kombëtar popullor në Ugandë. Kafsha sulmoi vogëlushin, që mediet lokale e identifikuan si Elisha Nabugyere në një shtëpizë safari pranë bregut të Liqenit Edward natën e së premtes.

Autoritetet e Ugandës e gjetën kafkën e fëmijës një ditë më pas.

Autoritet janë vënë në ndjekje të Leopardit para se ai të vras përsëri.

Djali ishte në kujdesin e një dadoje në lagjen ku qëndrojnë personeli i Ugandës ‘Wildlife Authority’ në Parkun Kombëtar të Mbretëreshës Elizabeth kur leopardi e goditi rreth orës 7.30.

"Dado nuk ishte në dijeni se fëmija e ndoqi atë. Ajo e dëgjoi fëmijën teksa bërtiste për ndihmë, ndërhyri, por ishte shumë vonë, pasi leopardi ishte zhdukur bashkë me të në shkurre,"  tha zoti Hangi për agjencinë e lajmeve France-Press.

Babai i djalit, Francis Nabugyere, një oficer i policisë, i tha se ajo çka kishte mbetur nga trupi i djalit u vendos në një arkivol për varrim.

Javën e kaluar në Afrikën e Jugut një regjisore u vra nga një gjirafë në një shtëpizë safari dhe pronari britanik i një parku të kafshëve të egra u sulmua nga një luan që ai e kishte rritur që kur ishte një këlysh. Në Indi, një njeri u keqtrajtua për vdekje nga një ari, pasi ndaloi veturën që të bënte një selfi me kafshën.

Article Logic
Execution time: 0.0035498142242432