Një ngjarje është regjistruar pak më parë në qytetin e Peshkopisë.
Mësohet se një makinë ka rënë nga një Ura e Maqellarës, që ka një lartësi prej 8 metrash.
Deri tani raportohet se një grua ka humbur jetën, dhe drejtuesi i mjetit është në gjëndje të rëndë.
NJOFTIMI I PLOTË
Rreth orës 17:18, në vendin e quajtur ” Ura e Pesjakës”, Maqellarë, ka dalë nga rruga mjeti me targë AA 138 RP , me drejtues shtetasin A.K, 50 vjeç, banues në Maqellarë, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi mjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe nëna e tij shtetasja A.K, rreth 79 vjeçe, fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit është bërë lagështira në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.