Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje 51-vjeçare ka ndodhur në Fier mbrëmjen e kësaj të marte. Shtetasja me inicialet Lindita Kola është përplasur nga një mjet në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, dhe për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spital.
Ndërkohë, policia thotë se ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip “Audi” që përplasi 51-vjeçaren. Ai është shtetasi Hysen Shehu 25-vjeç. I riu aktualisht po merret në pyetje në ambjentet e Komisariatit të Fierit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.