INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë/

E rëndë/ "Mamaja" dhe i dashuri i saj torturojnë vajzën 10 vjeçe, e lidhin pas makinës dhe e tërheqin zvarrë [VIDEO]

Publikuar më: 11:20 03-09-2017

Katër persona janë arrestuar nën akuzën për abuzim më një vajzë 10-vjeçare për të cilën policia tha se ishte tërhequr zvarrë përgjatë rrugëve, e lidhur me një litar pas një makine.

Nëna e vajzës, 34-vjeçarja Leslieann Raeder, i dashuri i saj Gary Bubis Jr 37 vjeç, motra e tij Brandy 18 vjeç, dhe i dashuri i saj Shawn Whaely 23 vjeç, të gjithë përballen me akuza. Policia tha se ata e kanë torturuar të miturën, në shtëpinë e saj në New York, që nga muaji prill.

Ata u arrestuan kur ajo më në fund u arratis në shtëpinë e një fqinji këtë java. Sipas oficerëve të policisë, vajza ishte ushqyer me vetëm një vakt në ditë dhe ishte torturuar duke u mbuluar me salcë të nxehtë. Ajo kishte qenë e detyruar të vidhte ushqim në mënyrë që të mbijetonte. Ajo gjithashtu ishte përdorur për argëtimin e të rriturve, tha policia.

Ata e lidhnin vajzën me një litar pas një makine, duke e detyruar që ajo të vraponte sa më shpejt të mundej në mënyrë që të mos zvarritej. Ata thuhet se e linin vajzën jashtë, ku ajo nuk kishte as ushqim dhe as tualet për të kryer nevojat dhe e rrihnin atë barbarisht nëse ajo nuk u bindej urdhrave të tyre kapriçoze.

Praktika të tilla abuzive nga ata ishin pranuar si “dënime” apo “teknika të disiplinimit të fëmijës”. 10-vjeçarja jetonte me dy fëmijë të tjerë të nënës abuzive, por policia tha se ata ishin dërguar te të afërmit dhe vajza kishte mbetur vetëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938