9 refugjatë kanë humbur jetën pasi janë mbytur në bregdetin lindor të Turqisë.
Tragjedia bëhet dhe më e madhe kur mësohet se mes 9 viktimave ishin 6 fëmijë.
Vetëm katër nga refugjatët arritët të shpëtonin falë ndërhyrjes së një anije peshkimi. Ndërsa një person rezulton ende i zhdukur.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të së dielës, rreth orës 2:22 në ishullin Kekova Geyikova në një provincë të Antalias.