Dy persona kanë humbur jetën në mesditë, pasi janë mbytur në rezervuarin e Bradomirës në Qarkun Korçë.
Njëri nga viktimat e identifikuar si Arben Pupa 50 vjeç banues në fshatin Bletas, është nxjerrë nga rezervuari nga banorët e zonës, kurse viktima tjetër Ramazan Kojtari 56 vjeç është ende në rezervuar. Të dy personat ishin peshkatarë dhe kishin dalë për të kapur peshq.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për nxjerrjen jashtë rezervuarit të shtetasit Z.K. Varka me te cilën po peshkonin viktimat ështe gjetur në rezervuar, ndërsa duket një varke teper e vogël. Mendohet se pesha e tyre dhe sasia e madhe e peshkut të ketë qene shkaku i mbytjes se tyre. Viktimat e administronin vete ketë rezervuar duke hedhur rasatin e peshkut për shumimin e tyre.