INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, mbytet një person në liqenin artificial të Tiranës

E rëndë, mbytet një person në liqenin artificial të Tiranës

Publikuar më: 18:17 31-07-2017

Një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën pasditen e sotme në liqenin artificial të Tiranës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, por ende mbetet në kuadër të dëshmive.
Njoftimi:
Tek liqeni artificial rreth orës 17:00, dyshohet të jetë mbytur një person i gjinisë mashkull, ende i paidentifikuar, rreth moshës 45 – 50 vjeç.
Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, personi është futur për tu larë në liqen dhe nuk ka dalë më.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi i polumbarëve të cilët po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605