Detaje të reja kanë dal në dritë nga ngjarja e rëndë që është regjistruar një ditë më parë në Berat, ky një 42-vjeçar ka mbajtur peng djalin e tij të mitur.
Sipas njoftimit të policisë Admir Duro ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm me djalin e tij 17-vjeçar, Miri Duro.
Por prej tre ditësh ai e kishte mbyllur në shtëpi adoleshentin dhe e mbante të lidhur dhe pa ushqim.
Kanë qenë të bërtiturat e 17-vjeçarit që kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, të cilët kanë njoftuar policinë.
Në momentin që efektivët arritën në vendngjarje 42-vjeçari nisi ti godiste me sende të forta nga çatia e shtëpisë dy katëshe.
Por pas shumë përpjekjesh Admir Duro u bind nga policia të dorëzohej.
Djali i shpëtua dhe u shoqërua spital në gjendje të rëndë psikike.