Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier ku një i mitur është vrarë nga vëllai i tij po i mitur.
Sipas burimeve të policisë, 13-vjeçari me iniciale GJ.V. ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.
Për fat të keq, si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.