Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Peqinit. Një adoleshent, 15 vjeç është vetëplagosur me një plumb në vetullën e majtë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Adoleshenti i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Njoftimi i plotë
Informacion paraprak
Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.