Dy trupa të pa jetë janë gjetur ditën e sotme në shkëmbinjtë e Beachy Head, Angli.
Mësohet se rojet bregdetare gjetën trupin e një gruaje dhe një fëmije të vogël rreth orës 7:00 të mëngjesit.
Identiteti i saktë nuk është publikuar nga polica por mësohet se gruaja është një 42-vjeçare dhe fëmija është djali i saj 5-vjeçar.
BBC shkruan, transmeton INTv.al, se në fillim gruaja dhe fëmija u raportuan të humbur kur gjetën makinën e tyre në një park por asnjëherë nuk dyshua për se mund të kishin humbur jetën deri kur u gjetën trupat.
I mituri u gjet nga helikopteri ndërsa gruaja nga anijet shpëtuese.