Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Freskut tiranë, ku një 19 vjeçar ka plagosur me thikë gjyshen dhe gjyshin e tij.
Mësohet se shkak për këtë sherr janë një shumë parash që Benjamin Kaso iu ka kërkuar gjyshërve të tij, pasi ata nuk ja kanë dhënë.
Viktimat janë transportuar menjëherë për në spital ku ndodhen dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 12.10.2017, rreth ora 13:00, jemi njoftuar se në rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se : Në rrugën "Muhamet Deliu", shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.