Në afërsi të “Rrugës së Elbasanit” një 39 vjeçar i dënuar më herët për prostitucion dyshohet se ka përdhunuar një vajzë. Kjo ngjarje e rëndë sipas policisë bëri që blutë të arrestojnë B. Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni. Policia thotë se Lami dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer mardhënie seksuale pa dëshirën e saj, me K. Z., banuese në Tiranë, të cilën e kishte të punësuar si shitëse tek dyqani i tij.