Një pushues ka humbur jetën pak më parë në Vlorë.
Dyshohet se 29 vjeçari Robert Duraj, nga fshati Peshtan i Fierit, është mbytur në ujërat e Zvërnecit.
I riu edhe pse është transportuar menjëherë në spital, fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen dhe rrethanat e ngjarjes.