Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku një burr ka rënë nga kati i tretë i një pallati dhe ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për 67-vjeçarin, Andrea Mano, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë duke punuar.
Nga rënia viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Një ditë më parë një tjetër i moshuar ka gjetur vdekjen në kryeqytet pasi ka rënë nga ballkoni i banesës në kat të 9-të.