Një shtetas 39 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, për përdhunim sistematik të një vajze 14 vjeçare. Ishte babai i të miturës ai që zbuloi këtë ngjarje shokuese, që mendohet se ka ndodhur për disa muaj. Ai ka treguar se ishte shok me të arrestuarin dhe se të dy banonin ne ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet, bën me dije Tv Klan.
Autori është denoncuar fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar ne rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht. E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39-vjeçarit. Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune me fqinjën e tij 14-vjeçare.