INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë/ Sali Berisha bën thirrje për ARMATOSJEN e popullit

E rëndë/ Sali Berisha bën thirrje për ARMATOSJEN e popullit

Publikuar më: 13:04 21-12-2018

Parlamenti është përfshirë në debate të ashpra që prej orës 10 të mëngjesit të ditës së sotme. Në shqyrtimin e nismës së shumicës, për Vetting në politikë, Sali Berisha tërhoqi mjaft vëmendje kur kërcënoj shumicën që të miratojë këtë nismë. Në të kundërt sipas tij përgjigjen më të fortë kjo shumicë do ta marrë nga vetë qytetarët.
Sali Berisha:
“Momenti është kritik nëse ju përdorni kartonët e krimit që keni, nqs përdorni diktatin e krimit për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët. Përndryshe ju garantoj se forca do tju shkulë nga këto karrige. Përndryshe bëhuni gati se në rrugë dhe sheshe do të ushtojë: ‘O djem rrëmbeni armë, ja vdekje ja liri’.”
I menjëhershëm ka qenë reagimi i shumicës nëpërmjet deputetes Blerian Gjylahmeti, e cila kërkoj që të ndalohen thirrjet antikushtetuese.
Blerina Gjylahmeti:
“Thirrje antikushtetues dhe të gjithë duhet ti themi sot kësaj gjuhe”.

Article Logic
Execution time: 0.0047008991241455