INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Shikoni si tregtohet mishi që konsumojmë çdo ditë [FOTO]

E rëndë! Shikoni si tregtohet mishi që konsumojmë çdo ditë [FOTO]

Publikuar më: 13:37 20-07-2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me kontrollet në thertoret e vendit.

Ditën e sotme specialistët kanë qenë në qarkun e Beratit ku dhe në këtë zonë kanë konstatuar tregtim në kushte jo të përshtatshme higjeno-sanitare të mishit.

Sipas njoftimit të AKU në këtë aksion janë gjobitur dy biznese me 100.000 lekë.

Fotot e realizuara në ambientet e subjekteve tregojnë fare qartë kushtet e rënda higjeno-sanitare ku ata tregtonin produktin mishit të kecit.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU, Berat në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme gjatë inspektimit konstatuan kushtete rënda higjieno-sanitare në të cilën ushtrohej aktiviteti nga këto subjekte si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, vula dhe certifikata veterinare e produktit.

Konkretisht, një subjekt në Kuçovë të shtetasit Eduart Goga dhe dy subjekte në Berat, të shtetasve Donik Pirja dhe Marjus Tabaku me veprimtari tregtim mishi të cilët tregtonin mish keci në mungesë të vulës dhe certifikatës veterinare. Për shkeljet e mësipërme u morën masat administrative bllokim të produktit 22.3 mish keci si dhe masa administrative me gjobë në vlerën 100.000 lekë për secilin nga subjektet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

WhatsApp_Image_2018-07-19_at_14.03.514.jpegWhatsApp_Image_2018-07-19_at_14.03.521.jpegWhatsApp_Image_2018-07-19_at_14.03.50.jpegmish.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758