INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, shkon të lahet në lum por rrëmbehet nga rryma dhe mbytet adoleshenti

E rëndë, shkon të lahet në lum por rrëmbehet nga rryma dhe mbytet adoleshenti

Publikuar më: 10:41 10-08-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Milot ku një 14 vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke u larë në lumin Mat.

Adoleshenti kishte shkuar me shokët në vendin e quajtur 'Ura e Zogut' për tu larë por është rrëmbyer nga rryma dhe nuk ka mundur dot të dal.

Familjarët kishin denoncuar që dje zhdukjen e djalit dhe sot pas kërkimeve të shumta të tyre dhe policisë është gjetur dhe trupi i pajetë.

 

Article Logic
Execution time: 0.004119873046875