INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë. Shokët e tallnin, adoleshenti vetëvritet!

E rëndë. Shokët e tallnin, adoleshenti vetëvritet!

Publikuar më: 11:37 26-10-2016

Një adoleshent nga Berati ka vrarë veten duke pirë fostoksinë. Mësohet se 17 vjeçari ishte natyrë shumë e ndjeshme dhe prej disa kohësh shokët e  klasës e tallnin sistematikisht për shkak të origjinës nga fshati. Me sa duket ky mund të ketë qënë një shkak i fortë që P. Xheferaj ti ketë dhënë fund jetës.
Policia bënë të ditur se nga hetimet e deritanishme dyshohet se adoleshenti kishte rënë pre e bulizmit (talljeve) në shkollë dhe nuk e ka përballuar dot psikologjikisht këtë.
Xhaferaj nisi shkollën profesionale të Beratit dy vite më parë, pasi në fshatin e tij nuk ka shkollë të mesme. Por ai nuk ka arritur dot të futet në shoqërinë e djemve të klasës, të cilët e nënvlerësonin atë si një djalë fshati. Ai është ndier i përjashtuar, pasi nuk e bënin asnjëherë pjesë të shoqërisë së tyre. Madje, sipas të dhënave, disa nga shokët e klasës e tallnin atë në vazhdimësi, duke i shkaktuar stres të vazhdueshëm.
Policia ka marrë në pyetje disa nxënës së vitit të dytë, të cilët kanë pohuar se ai qëndronte i tërhequr dhe menjëherë, pasi mbaronte mësimi nisej me furgon për në fshatin e tij, rreth 20 km larg qytetit të Beratit.
Këtë rrugë ai e kryente çdo ditë me furgonë të linjës.
17- vjeçari ka blerë një sasi fostoksine në qytetin e Beratit dhe sapo ka mbërritur në banesë, e ka pirë atë.
Familjarët e kanë gjetur pa ndjenja dhe në gjendje mjaft të rëndë, duke e transportuar menjëherë për në spitalin e Beratit por, fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve ai nuk ka arritur dot të mbijetojë.

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201