Një cisternë e mbushur me lëndë djegëse ka shpërthyer në Bolonja, Itali.
Deri tani raportohet 1 viktimë dhe 55 persona të plagosur.
Sipas mediave italiane shkak për këtë shpërthim është bërë një aksident rrugor.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar një pjesë të urës së autostradës dhe flakët kanë përfshirë automjetet.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë bllokuar qarkullimin. Autoambulanca të shumta transportuan në spital të plagosurit. Ndërkohë, një helikopter ndërhyri nga ajri për të shuar flakët e zjarrit.