INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Sulm me armë në Vlorë, 8 të vrarë

E rëndë! Sulm me armë në Vlorë, 8 të vrarë

Publikuar më: 17:17 10-08-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.

Mësohet se një shkëmbim zjarri i regjistruar në këtë zonë ka shkaktuar 8 viktima, të cilët dyshohet se janë të së njëjtit fis, ndërsa i të plagosurve ende nuk dihet.

Policia jep detajet e para për ngjarjen duke deklaruar se autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar.

Ridvan Zykaj quhet autori dhe mendohet që ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës

Ai ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, të cilë kanë humbur jetën. Ndër viktimat janë dhe dy fëmijë, të cilët janë vëllezër.

Shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE. Autori është ende në gjendje të lirë, ndërkohë që vijojnë kontrollet nga toka, ajri dhe deti.

Vetë ministri Xhafaj është nisur për në vendngjarje.

Informacion paraprak nga Policia:

Selenicë, Vlorë

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri  8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh,  dhe forcat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë  Vlorë janë vënë në ndjekje  dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën  drejtimin  e Prokurorit   ndodhet  në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ja dhe fotoja e autorit:

 

 ai_tipi_vlores.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438