INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, sulmohet me breshëri plumbash shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala

E rëndë, sulmohet me breshëri plumbash shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala

Publikuar më: 12:37 30-08-2018

Shtëpia e prindërve të gazetares së njohur Klodiana Lala është sulmuar ditën e sotme nga një breshëri plumbash.

Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e sotme rreth orës 03:00 të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar.

Në momentin ne ngjarjes mësohet se në shtëpi ndodheshin familjarët e gazetares Lala vëllai, babai, ndërsa vetë ajo së bashku me dy vajzat e mitura, ishin aty deri në orët e vona të mbrëmjes. Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të saj.

Sipas njoftimit të policisë së shtetit në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja dhe se plumbat kanë prekur muret e banesës dhe derën.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611