Pranë ish-Ekspozitës, janë dëgjuar disa të shtëna me armë dhe është raportuar dhe për një të plagosur.
Policia e Tiranës nuk jep shumë të dhëna për ngjarjen po sqaron se i plagosuri është Andi Mustafaraj, 30 vjeç dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit nga një automjet i rastit.
Nga dëshmitë që vinë nga vendngjarja, bëhet e ditur se ka pasur 3 të shtëna me armë dhe mësohet se i plagosuri ka marrë plumba në shpatull dhe krah.
Personi i plagosur rezulton shok i Elton Çiçës, personit që ka mbetur i vrarë në muajin maj afër shkollës “Emin Duraku”.