Një trup i pa jetë është gjetur ditën e sotme në rrethana tepër misterioze në qytetin e Fierit.
Sipas policisë kufoma i përket një të moshuari dhe ai është gjetur nga një person teksa po punonte parcelën e tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet F.Xh, ka gjetur të pajetë Safet Veizit, i cili ishte shpallur në kërkim që prej 4 gushtit, pasi ishte larguar nga banesa.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datën 26.08.2017, ora 10:15, në fshatin Baltëz, Fier, shtetasi F.Xh duke punuar në parcelën e tij të mbjellë me kulturë bujqësore, ka gjetur të vdekur shtetasin Safet Veizi, 70 vjeç, banues në fshatin Baltëz, i shpallur në kërkim më datën 04.08.2017 për “Largim nga banesa”.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.