INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, vogëlushi duke luajtur në divan bie nga dritarja, gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike

E rëndë, vogëlushi duke luajtur në divan bie nga dritarja, gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike

Publikuar më: 17:32 30-07-2018

Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti bregdetar i Durrësit, ku një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga dritarja e banesës dhe është transportuar në gjendje të rëndë për në spital.

Sipas informacioneve të policisë në momentin e ngjarjes vogëlushi ka qenë duke luajtur në divanin pranë dritares.

Duke u hedhur mbi të ai ka humbur ekuilibrin duke rënë nga dritarja e banesës që ndodhej në kat të tretë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 29. 07. 2018, në lagjen nr. 12, shtetasi i mitur M. P. vjeç 4, duke luajtur në divanin e banesës së tij, në katin e tretë të pallatit, aksidentalisht ka rënë nga dritarja, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për ngjarje aksidentale.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168