INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Vritet me thikë 54-vjeçari në Shkodër, policia në ndjekje të autorit

E rëndë! Vritet me thikë 54-vjeçari në Shkodër, policia në ndjekje të autorit

Publikuar më: 18:48 27-08-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është vrarë një 54-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, viktima është Prendush Fushaj.

Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale F.P. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Thive”.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.

Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt gjatë ditës së sotme. Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve por edhe familjarëve për të zbuluar motivin e krimit.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627