INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Vritet në zyrë kryebashkiaku[FOTO]

E rëndë! Vritet në zyrë kryebashkiaku[FOTO]

Publikuar më: 15:55 02-01-2019

Kryebashkiaku i Tlaxiacos, një qytet në Meksikës, është qëlluar për vdekje vetëm 2 orë pasi mori detyrën. Menjëherë pas betimit në detyrën e re, Alejandro Aparicio po shkonte të kryente inspektimin e tij të parë si kreu i qeverisë lokale kur u qëllua për vdekje. Zyra e prokurorit tha se sulmi me armë ndodhi rreth mesditës, teksa kryebashkiaku sëbashku me këshilltarët dhe stafin e tij po ecte në rrugë pas ceremonisë së betimit, shkruan Tv.Klan.

Aparicio u qëllua në gjoks dhe u dërgua me shpejtësi në spital, por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin si pasojë e plagëve të rënda. 4 personat e tjerë u plagosën, një prej të cilëve rëndë. Sipas “RT” ka pasur raportime të ndryshme lidhur me numrin e atentatorëve. Raportimet paraprake thanë se 2 persona hapën zjarr me armë, ndërsa disa burime të tjera thanë se autori ishte 1 dhe ai ishte arrestuar.

Kryebashkiaku Alejandro Aparicio ishte pjesë e partisë së Presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, i cili mori detyrën rreth një muaj më parë. Dhuna politike ka shënuar rritje vitet e fundit në Meksikë, e cila ka një histori të gjatë të krimeve politikisht të motivuara. Nga Shtatori i vitit 2017 deri në Gusht të vitit 2018 në rang kombëtar janë sulmuar 850 politikanë, 175 prej të cilëve kanë vdekur. 

krye.jpg

E rëndë! Vritet në zyrë kryebashkiaku[FOTO]

Kryebashkiaku i Tlaxiacos, një qytet në Meksikës, është qëlluar për vdekje vetëm 2 orë pasi mori detyrën.

Menjëherë pas betimit në detyrën e re, Alejandro Aparicio po shkonte të kryente inspektimin e tij të parë si kreu i qeverisë lokale kur u qëllua për vdekje.

Zyra e prokurorit tha se sulmi me armë ndodhi rreth mesditës, teksa kryebashkiaku sëbashku me këshilltarët dhe stafin e tij po ecte në rrugë pas ceremonisë së betimit, shkruan Tv.Klan.

Aparicio u qëllua në gjoks dhe u dërgua me shpejtësi në spital, por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin si pasojë e plagëve të rënda. 4 personat e tjerë u plagosën, një prej të cilëve rëndë.

Sipas “RT” ka pasur raportime të ndryshme lidhur me numrin e atentatorëve. Raportimet paraprake thanë se 2 persona hapën zjarr me armë, ndërsa disa burime të tjera thanë se autori ishte 1 dhe ai ishte arrestuar.

Kryebashkiaku Alejandro Aparicio ishte pjesë e partisë së Presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, i cili mori detyrën rreth një muaj më parë.

Dhuna politike ka shënuar rritje vitet e fundit në Meksikë, e cila ka një histori të gjatë të krimeve politikisht të motivuara. Nga Shtatori i vitit 2017 deri në Gusht të vitit 2018 në rang kombëtar janë sulmuar 850 politikanë, 175 prej të cilëve kanë vdekur. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213