INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rikonfirmon kryeministri Rama, Veliaj edhe një mandat të dytë

E rikonfirmon kryeministri Rama, Veliaj edhe një mandat të dytë

Publikuar më: 11:41 06-05-2018
 
 
Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar rikandidimin e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj edhe për një mandat  tjetër. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet gjatë inagurimit të bulevardit të ri të Tiranës,
ku ka theksuar se bashkë me kryebashkiakun Veliaj në mandatin tjetër qeverisës do të bëhet shumë me tepër se sa është bërë në këto tre vite.
 
‘’Së bashku me projektet e qeverisë për Tiranën, së bashku me një sërë projektesh që shpresojmë të financohen me partnerët, na jep mundësi që të themi jo vetëm  në këtë mandat të kryetarit
të bashkisë së Tiranës ne do të bëjmë shumë tepër se çfarë është bërë në shumë vite së bashku, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri me kryetarin e bashkisë dhe me bashkinë
e Tiranës shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite të bashkisë së Tiranës’’ 
 
Rama ka thënë  se me ritmin e punimeve përpara se në krye të Bashkisë të vinte Erion Veliaj, do të duheshin 60 vite.Kryeministri dha edhe një lajm tjetër të rëndësishëm atë të ndërtimit të një parku të ri në fund të bulevardit, që sipas tij do të jetë në përmasat e parkut të Tiranës.
 
‘’Sikur ky bulevard të ndërtohej me ritmet që përcaktuan ecurinë e tij katër vitet përpara zgjedhjes së Erionit në krye të Bashkisë, do të duhej 60 vjet për të arritur këtu dhe mbase edhe 30 vjet për të shkuar ku faktikisht do të shkojmë në fund të vitit të ardhshëm’’ ka pohuar kryeministri  Rama.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891