Mund të përballesh me çdo gjobëvënie, por kjo e fundit nuk ishte dëgjuar shpesh. Një nxënës nëpërmjet gjobëvënies ka tentuar që t’i marrë 2 milion lekë të vjetra mësuesit të tij, 55 vjeçar. Kishte arritur që të kryentë të gjithë hapat, deri në përcaktimin e orës dhe vendit për të marrë paratë. Vendi ishte shkolla 9 vjeçare “Shqyqyri Peza”, ndërsa ora ishte vendosur 10:00. Të dy kanë qënë të përpiktë në orar, edhe nxënësi që do të përfitonte paratë nëpërmjet presionit. Por dhe mësuesi tij bashkë me parëtë kishtë mbërritur në vendin e takimit në orën e përcaktuar. Por 55 vjeçari është treguar i kujdesshëm. Përpara se sa të shkonte në vendin e takimit, 55 vjeçari R. M. kishtë njoftuar policinë. Kishin rëndë dakord që uniformat blu të ndërhynin në momentin që nxënësi 16 vjeçar të merrte paratë, dhe kështu ndodhi. A. XH 16 u arrestua në flagrancë nga policia e kryeqytetit.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 17.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A .Xh, 16 vjec (i mitur), banues në Sharrë Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse në orën 10:00, tek shkolla 9 vjeçare ”Shyqyri Peza” Kombinat, u kap në flagrancë në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve, në formën e kërcënimit (gjobvënies) nga shtetasi R. M,55 vjec , banues në Vaqarr Tiranë, Kombinat”