Tetë gomerë të cilët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme në Indi janë “burgosur” për katër ditë. Sipas New Delhi TV, gomarët kanë kullotur në një pjesë toke që i përket burgut në distriktin Jalaun të provincës Uttar Pradesh, në Indi. Kafshët më pas janë mbyllur nga zyrtarët e burgut, duke u mbajtur në burg për katër ditë. Zyrtari policor i burgut, tha se gomerët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme të cilat ndodheshin në parcelën e burgut. “Ne më parë i kishim paralajmëruar pronarët që t’i mbajnë larg prej këtu gomarët e tyre, por ata nuk ia vënë veshin këtij paralajmërimi. Për këtë arsye, ne i mbyllëm gomerët”, ka shtuar ai. Gomarët në burgun e Jalaunit u liruan pasi një politikan lokal ka paguar dëmet e shkaktuara.