Një rast i padëgjuar është shënuar në Policinë e kryeqytetit. Një burrë 43-vjeçar ka bërë një denoncim ndaj një tjetri, duke e akuzuar se i ka shfrytëzuar bashkëshorten për prostitucion.
Mësohet se A. N banues në Tiranë, denoncon G.L 44 vjeç, se i shfrytëzon bashkëshorten F. N, 34 vjeçe, për prostitucion. Në polici 43-vjeçari është shprehur para hetuesve se ngjarjen e ka mësuar nga bashkëshortja e tij 34-vjeçare. Kjo e fundit mësohet të ketë thënë se G. L e ka shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë të konsiderueshme kohore, pa dëshirën e saj.
Mësohet se 44-vjeçari përdorte kërcënimet e tij për të bindur 34-vjeçaren që të prostituonte, madje edhe mos t’i tregonte askujt për atë çfarë ai bënte.