Aktori fitues i çmimit Oscar për interpretimin e tij shumë të vlerësuar në filmin biografik mbi fizikantin Stephen Haëking ka marrë pak nga koha dhe kuleta e tij për të menduar për ata që nuk janë aq fatlumë sa ai.
Artisti 34 vjeçar pranon se të jetosh në Londër është shumë e kushtueshme dhe nuk mund të përballohet lehtësisht nga një student. Ylli i “The Theory of Everything” ka deklaruar se me aq sa mundet ai i ndihmon studentët e dramës për të paguar qeratë e apartamenteve. Redmayne shprehet se ai ka qenë me fat që prindërit e tij kanë jetuar ne Londër kur ai ishte student dhe duket se dëshiron të bëhet një lloj mundësie për këta aspirant të rinj. Të marrësh e të japësh…punë e mirë Eddie!