Mjeti tip “Fuoristradë” u vu re nga policia e Vlorës në orët e para të mëngjesit, në plazhin e vjetër, rreth 20-30 m larg nga bregu. Makina ndodhet brenda në ujë dhe përreth saj deri tani nuk dihet se ç’ ka ndodhur apo ka brenda saj sende apo materiale të kundraligjshme.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punohet për nxjerrjen nga uji të këtij mjeti.
Policia dyshon se mjeti mund të jetë përdorur për të ngarkuar lëndë narkotike në ndonjë gomone dhe ka ngelur në det.