INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë! Histori përndjekjeje e dashurisë së shkuar

E rrallë! Histori përndjekjeje e dashurisë së shkuar

Publikuar më: 10:05 29-11-2016

Rikthimi i kujtimeve të dashurisë ka detyruar një 60 vjeçar të përndjekë për 3 vite më rradhe ish të fejuarën e tij me të cilën kishte patur lidhje 36 vite më parë. Historia e jashtëzakonshme ka ndodhur në Tiranë. Megjithëse palët kishin krijuar familje, 33 vjet pas prishjes së marrëdhënies së tyre, Hasan. G ka nisur të telefonojë dhe të ndjekë në rrugë gruan.
Për këtë arsye ajo e ka denoncuar në polici pas javë më parë dhe gjykata e Tiranë ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të dosjes në ngarkim të një 60-vjeçari të akuzuar si autori i një historie të rrallë përndjekjeje.
Gjyqtari i çështjes vlerësoi si të provuar akuzën e përndjekjes dhe e dënoi të pandehurin me 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie.
Sipas së dëmtuarës, Hasan G. e ka bezdisur duke e marrë në telefon, duke e ndjekur nga pas kur ajo del nga shtëpia apo nga puna. E ka sharë, e ka ofenduar dhe e kërcënuar se do t’ia shkatërrojë jetën.
Sipas Panorama për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme, familja e saj ka kontaktuar me vëllanë dhe me djalin e Hasan G. që kanë kërkuar falje se situata nuk do përsëritet por asgjë nuk ka ndryshuar dhe më pas ata u detyruan ta denoncojnë Hasanin.

Article Logic
Execution time: 0.0026559829711914