INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E jashtëzakonshme: I bie infarkt pak para fundit të garës, vëllai e mban përkrahu deri në finish! [VIDEO]

E jashtëzakonshme: I bie infarkt pak para fundit të garës, vëllai e mban përkrahu deri në finish! [VIDEO]

Publikuar më: 13:11 19-09-2016

Vëllai shpëton vëllain në atë që ishte një fund dramatik për World Triathlon Series.

Jonny Brownlee duket se po i drejtohet një titulli të dytë në World Triathlon Series, por 700 metra nga fundi i garës ai filloi të kapitullonte dhe ishte gati për të rënë në tokë. Vëllai i tij Alistair, i cili deri në atë moment ishte në vend të tretë, e ndihmoi që të qëndronte në këmbë dhe e mori deri në linjën e finishit duke vrapuar me të krah për krahu. Në fund të garës ai nxorri vëllain e tij Jonny përpara në mënyrë që ky i fundit të pozicionohej në vend të dytë, pasi e kishte dominuar garën deri në momentin e rënies. Kjo i kushtoi titullin e dytë, të cilin e humbi, por të paktën limitoi në maksimum dëmet që mund t’i vinin në rast se do ishte përplasur në tokë. Mësohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një infarkti nga nxehtësia.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783