Prej disa kohësh Kanunin e Lekë Dukagjinit mund ta gjeni edhe në app store për platformën Android.
Mesa duket të paturit të një formaiti të tillë të këtij Kanuni është parë e nevojshme, dhe duket se jo pak njerëz kanë treguar interesim për ta shkarkuar dhe përdorur Kanunin si aplikacion në celularët e tyre inteligjentë.
Gjithashtu komentet lidhur me këtë aplikacion kanqë qenë të shumta dhe kryesisht pozitive. Që sot e tutje Kanunin e para 500 viteve mund ta gjejmë edhe në formën e tij dixhitale.