Para pak ditësh një ngjarje e pazakontë u regjistrua në Durrës, e cila mund të ishte kthyer në tragjedi.
Një pushues nga Kosova i identifikuar si Ajet Hasani rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar qenin nga treni.
Në fillim gjendja e tij shëndetësore u raportua kritike, por fatmirësisht me ndihmën e mjekëve e ka kaluar rrezikun.
Në momentet e ngjarjes u raportua se Ajeti shpëtoi qenin e tij, por e vërteta është krejt e kundërta.
Një qen i vogël kishte ngecur në shinat e trenit kur treni po afrohej, Ajeti u gjend rastësisht aty dhe vrapoi pa u menduar dy herë duke i shpëtuar jetën.
Këto të dhëna i bën publike grupi vullnetar "Ndihma e Kafshëve në Shqipëri", nëpërmjet një postimi në facebook.
“Jam mirënjohës te gjithë atyre që e ndihmuan ketë zotëri me çfarë munden dhe unë jam i lumtur që pata mundësinë të rri me të dy orë, të flas me gruan e tij rreth situatës dhe mbi të gjitha, tju them juve që kemi nevojë për më shumë njerëz HERONJE!!!!! Gjendja e tij e ka kaluar rrezikun e vdekjes por ka plage në sy në kokë!”- shkruhet në status.