INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë: Në Kosovë flamuri turk ngrihet përkrah shqiptarit për festat e 28-28 nëntorit [VIDEO]

E rrallë: Në Kosovë flamuri turk ngrihet përkrah shqiptarit për festat e 28-28 nëntorit [VIDEO]

Publikuar më: 09:01 28-11-2016

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Prizren.

Flamuri shqiptar i ngritur për festat e 28-29 nëntorit nuk ka qenë i vetëm pasi përkrah tij është valëvitur dhe ai i Turqisë. Vendimi i Komunës së Prizrenit ka krijuar pakënaqësi në radhën e qytetarëve, jo vetëm kosovarë por edhe atyre shqiptare që kanë vendosur të festojnë pavarësinë në Kosovë, pasi përpara shpalljes së pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar pikërisht nga Perandoria Osmane. Klan Kosova raporton se flamuri turk nuk ka qenë i vetmi, pasi në Prizren janë ngritur edhe flamujt të shteteve të tjera mike të Kosovës. Ky është edhe arsyetimi që ka dhënë Ymer Berisha, zëdhënësi i kësaj komune, se komisioni përgjegjës ka marrë vendimin që flamujt të vendosen “për nder të miqësisë”. Berisha thotë se “Edhe pse dikur ishin armiq, tani Turqia dhe Kosova kanë miqësi mes tyre”.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006