INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë! Nëna braktis fëmijët për këto shkaqe...

E rrallë! Nëna braktis fëmijët për këto shkaqe...

Publikuar më: 10:10 01-12-2016

Një grua ka braktisur fëmijët dhe është larguar drejt Greqisë.
Shkak mendohet të kenë qënë problemet, që kishte me bashkëshortin. 29 vjeçarja me inicialet E.Ç me largimin në shtetin fqinj i ka lënë në ngarkim të shoqit 2 fëmijët e mitur.
Kjo ngjarje e rrallë ka bërë që bashkëshorti i saj 44-vjeçari R.Ç të bëjë kallëzim në polici.
Familja jeton në zonën e Kombinatit dhe kryefamiljari ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.6.

Ja dëshmia e E.Ç në polici:
“Nuk kam mundësi për t’i rritur fëmijët, ata janë të vegjël. Gruaja ime E.Ç ka që në datën 15 nëntor që ka ikur në Greqi, pa më lajmëruar fare”.

Sipas Kodit Penal, braktisja e fëmijës nën moshën 16-vjeç dënohet me gjobë ose burg deri 3 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293