INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë - Një e re

E rrallë - Një e re "i pret" organet gjenitale një burri në Bulqizë!

Publikuar më: 11:32 13-04-2016

Meshkuj tregoni kujdes, pasi mund të përfundoni dhe me organe gjenitale të prera nëse tentoni të abuzoni me femër. Ja një rast konkret i publikuar nga “Jeta osh Qef”  ku ka publikuar fotot e një gruaje, që thuhet se është autorja e aktit të rëndë. Ajo është 33-vjeçarja G. Lleshi, ka thënë se H.B ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar ta përdhunojë e ajo është detyruar ta godasë kudo me ç’të mundë, duke e prerë në trup dhe në pjesët intime.
I plagosuri ka përfunduar në spitalin e Bulqizës, ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa vetë H.B mbase dhe nga turpi ka deklaruar në spital se ishte dëmtuar aksidentalisht, pasi ishte prerë me xham. Gruaja e “rrezikshme”, që ka plagosur 49-vjeçarin, disa muaj më parë ka dhunuar edhe bashkëshortin e saj, i cili mori urdhër mbrojtjeje dhe më pas u divorcua me të.

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875