INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë! Një grua 48 vjeç përndjek një 31 vjeçar

E rrallë! Një grua 48 vjeç përndjek një 31 vjeçar

Publikuar më: 09:08 12-07-2016

Një grua e moshës 48-vjeçare, ka përndjekur vazhdimisht një të ri 31 vjeç. Po i riu nuk e ka përballuar dot përndjekjen e saj dhe është detyruar ta denoncojë. Shqetësimet vazhdonin prej më shumë se një viti, sipas kallëzimit në polici. 31 vjeçari nuk pranoi të shkonte vetë në polici dhe ishin familjarët e tij që iu drejtuan uniformave blu, pas shqetësimeve dhe kërcënimeve të gruas, shkruan Gazeta Shqiptare. Dyshohet se mes te dyve ka pasur një lidhje që kishte marrë fund kohë më parë, por gruaja nuk e kishte pranuar ndarjen. Të dy personat jetojnë në të njëjtën lagje. Gjatë dëshmisë së saj, gruaja E. I nuk e ka pranuar akuzën që i është ngritur. Ajo është shfaqur e habitur teksa merrej në pyetje, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me 31-vjeçarin F.P. dhe familjen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441