INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë/

E rrallë/ "Parazitet e detit" sulmojnë 16 vjeçarin [FOTO]

Publikuar më: 12:21 07-08-2017

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një plazh në Melburn të Australise.

Një adoleshent 16 vjeçar është sulmuar nga disa krijesa të rralla në pjesën e këmbëve.

Menjëherë sapo prindërit kanë parë gjakun mbi ujë e kanë nxjerr nga deti dhe e kanë dërguar për ndihme mjekësore në spital.

Sipas mjekeve kafshimet janë sipërfaqësore dhe të shkaktuara nga disa krijesa të vogla të cilat njihen me emrin "Parazitet e detit".

Këta parazite kanë përmasa të vogla dhe zakonisht sulmojnë krijesat e ngordhurat të cilat nuk lëvizin. E sipas doktorëve këto krijesa kanë sulmuar adoleshentin sepse ai ka qëndruar në ujë pa lëvizur për një kohë të gjatë.

Parazitet e detit janë krijesa të cilat nuk qëndrojnë tufë por kur njëri prej tyre sulmon, ata mblidhen menjëherë pranë tij.

Specialistët deklarojnë se këto krijesa nuk janë të rrezikshme dhe njerëzit nuk duhet të kenë frike prej tyre, pasi mundësia që ato të sulmojnë një njeri është shumë e rrallë.

0a0ffc71309ba98fc921133b61f0fe51.jpg

1502093614230.jpg

6371e3ee2eb55e6b868b758814f73980.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217