Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Shkodër. Një 68-vjeçari, që s’po zgjidhte dot punë prej ditësh në zyrën e Sigurimeve Shoqërore me sa duket iu sos durimi dhe ka gjuajtur me armë në ajër pesë herë. Nga të shtënat për fat të mirë nuk ka pësuar askush gjë, por gjithësesi H. Lisaj është arrestuar në kohë nga policia.
Sipas personave të tjerë, që po qëndronin në rradhë, Lisaj kishte që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, që po qëndronte pranë institucionit të Sigurimeve Shoqërore, pasi kishte pretendime mbi masën pensionit. Ai mundi të kontaktonte me një punonjëse të sigurimeve, por ajo nuk i zgjidhi problemin dhe i dëshpëruar ka shkuar tek biçikleta e tij nga ku ka nxjerrë dhe një armë të tipit shotgun. 68 – vjeçari më pas është afruar pranë godinës se Sigurimeve Shoqërore dhe ka nisur të qëlloj në ajër.