INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë! Vendoset “Pema e ëmbël” me autor shqiptar, pranë Koloseut në Romë [FOTO]

E rrallë! Vendoset “Pema e ëmbël” me autor shqiptar, pranë Koloseut në Romë [FOTO]

Publikuar më: 11:02 27-06-2016

Një skulpturë mjaft e veçantë për nga domethënia është vendosur tek Koloseu në Romë, nën hijen e harkut të Kostandinit dhe pranë veprave të lashta monumentale, si Meta Augustea dhe Sudans Meta dhe pranë Amfiteatrit. Vepra ka për autor një artistit shqiptar me famë  ndërkombëtare, Sislej Xhafaj i cili mundësoi këtë komunikim postmodern, si burim ndërkulturor, ekonomik, politik, me përfshirjen sociale dhe sjelljet seksuale të njeriut të sotëm.


Skulptura 8 metra e lartë është e derdhur në bronx dhe titullohet “Pema e ëmbël”. Në foto duken qartë duart e meshkujve që qëndrojnë të vendosura mbi njëra-tjetrën. Ndërsa, uji që rrjedh, nëpër duart që qëndrojnë mbi njëra-tjetrën simbolizon lëngun emocional të trupit shoqëror.
Pema që djersin, pema e solidaritetit, e jetës, e ndarjes, e shpresës simbolizon një fillim të ri për njerëzimin. Kështu e ka përshkruar veprën e tij artisti, Sislej Xhafaj, i cili njihet për karakterin provokues e simbolik të veprave të artit.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557