Artisti i mirënjohur Timo Flloko, promovoi librin e tij të dytë, “Kërcim në bosh” në një event me miq dhe të ftuar specialë.
Në mbrëmjen dedikuar poezisë dhe dashurisë u thanë fjalë të ndjera për artistin, por ajo që na tërhoqi vëmendjen më shumë, ishte një dedikim mjaft romantik i bashkëshortes së tij, Vera Grabocka.
Dy foto nga ajo natë i ka postuar Vera në Instagramin e saj ku shkruan: “Të dua", krah fotove shoqëruar me një zemër të kuqe, dy fjalë që flasin shumë e na tregojnë që Vera dhe Timo vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin si ditën e parë.