Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Elbasanit ku një vajzë e re është rrëmbyer me dhunë nga një person i cili e ka futur në një makinë tip BMW.
Bëhet me dije se vajza ka hapur derën dhe ka kërkuar ndihmë teksa kalonte tek Drejtoria e Policisë.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të makinës dhe ka arritur të ndalojë shoferin.
Ende nuk dihet identiteti i vajzës së rrëmbyer si dhe motivet e kësaj ngjarje.