INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrita me thërrime! Flet nëna e të masakruarit në Greqi,Terpollarit

E rrita me thërrime! Flet nëna e të masakruarit në Greqi,Terpollarit

Publikuar më: 09:24 12-05-2016

Vrasësi i të riut shqiptar, Bledar Terpollari që u masakrua në Greqi disa ditë më pare ende nuk është zbuluar. Policia greke ka disa të dyshuar dhe vazhdon hetimet për të zbuluar autorët, të cilët pasi e kishin vrarë të riun i kshin prerë edhe kokën.
E ëma e 26-vjeçarit, Adelina për Gazetën Shqiptare mes lotëve ka thënë se kishte dy vite pa e parë djalin dhe tani e pret të vijë me arkivol. Ajo tregon se djali i saj jetonte dhe punonte si bari dhe me të fliste njëherë në muaj. Madje herën e fundit që kishte folur me të birin kishtë mësuar se pronari grek kishte 3 muaj pa i dhënë rrogën.
Nëna e të ndjerit i kërkon shtetit shqiptar, që t’i mundësojë kthimin e trupit të djalit, që të ketë një varr ku ta qajë.
Ajo thotë: “Nuk doja ta besoja se personi për të cilin flitej ishte im bir. Por kur dëgjova emrin, ma ndjeu zemra se bëhej fjalë për Bledin tim. Ma vranë dhe ma masakruan djalin që e kam rritur me një mijë halle. E kam rritur me thërrime buke. Zemra ime është përvëluar, pasi më morën dritën e syve. Unë prisja ta takoja djalin, pasi më kishte marrë shumë malli dhe tani po e pres të më vijë në arkivol. Është e tmerrshme kjo që ndodhi. Vetëm një zemër nëne e di gjëmën që më ka rënë përsipër”.

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162