INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shajnë për peshën e trupit, këngëtarja shqiptare nxehet keq: Më pëlqejnë të pasmet e mia…[FOTO]

E shajnë për peshën e trupit, këngëtarja shqiptare nxehet keq: Më pëlqejnë të pasmet e mia…[FOTO]

Publikuar më: 21:19 12-07-2018

Ajo është një nga këngëtaret më “IN” të momentit dhe është shumë e pëlqyer nga publiku, sidomos ai shqiptar, pasi Bebe Rexha për asnjë gjë në botë se mohon origjinën e saj. Bebe po korr shumë sukses me hitet e fundit dhe këngët e saj çdo javë pushtojnë playlistat më të rëndësishme muzikore botërore.

Mirëpo nuk është se ka kaluar një periudhë shumë të mirë pasi shumë fansa e kanë komentuar për peshën e saj trupore. Në fotografitë e fundit që ka publikuar në ‘Instagram’, ndjekësit e saj kanë filluar ta komentojnë për peshën.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Bebes, ndaj ka shpërthyer menjëherë kundër të gjithëve. “Më vjen keq, më duhej ta bëja. Po është e vërtetë. Nuk është ‘photoshop’. Po kam shtuar peshë. Sepse unë jam njeri dhe më pëlqen të ha. Dhe kur konsumoj karbohidrate shëndoshem. Jo çdo këngëtare është masa zero, e dobët dhe me pamje si modele. Nëse kjo është gjëja që doni prej meje atëherë nuk do ta keni kurrë. Jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time”, – ka shkruar këngëtarja e revoltuar. Ndoshta tani e kanë marrë të gjithë mesazhin e duhur.

 

kikin.png

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158