INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shau nga robt? Sindi u largua mes lotësh nga Përputhen, Juli sqaron sherrin me të: Kishte përgatitur…

E shau nga robt? Sindi u largua mes lotësh nga Përputhen, Juli sqaron sherrin me të: Kishte përgatitur…

Publikuar më: 13:31 16-04-2021

Një debat i ashpër ndodhi në puntatën e të enjtes në "Përputhen", ku Sindi u shpreh shumë e prekur nga një ofendim i bërë nga Juli në rrjete sociale. Teksa Alesandro i kishte kërkuar të fuste Sindin në video live, Juli i ishte përgjigjur "Ej q** e hedh telefonin”.

“Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, u shpreh konkurrentja dhe më pas vendosi të largohej nga studioja.

Sot Juli ka publikuar në kanalin e tij në Youtube një video ku shprehet se të sharat nuk i kishte për Sindin dhe sipas tij ajo kishte përgatitur skenar për ta bërë të dilte keq.

“Do ju jap një sqarim të vogël për skenarin e parapërgatitur të Sindit që ndodhi sot. Siç e patë dhe vetë unë nuk kam dalë as të shaj njeri dhe as t’i bie njeriu në qafë. Dola atje thashë për telefonin, vërtetë me Sindin nuk dua të dal “live” në Instagram, më mirë e hedh telefonin nga dritarja sesa dal me të “live”, por nuk e shava nga familja siç thotë ajo. Filloi me skenarin e saj që e ka përgatitur tre ditë rresht, ka dalë para pasqyrës atje dhe ka bërë provat e saj duke e thënë atë që lexonte. Sindi kishte ardhur me një qëllim të qartë që të viktimizohet. Nuk e shava as nga familja, po të doja ta shaja e shaja tek për tek dhe ja ku isha prapë në emision atje dhe do i thoja: Shiko unë kam këtë gjë me ty. E thashë për telefonin tim dhe për veten time që nuk doja të dilja live me të në Instagram. Nuk e di si qau, mbase qarkullon me qepë më vete në emision, por e gjitha ishte skenar i saj. Të gjithë menduan se e shava gocën vetëm se ajo qau. Nëse dua ta shaj ia them në sy, nëse s’ia them në sy, turp të më vijë dhe mua pastaj. S’kam asgjë me Sindin, përkundrazi isha nisur që të bëja një afrimitet të paktën shoqëror me Sindin dhe jo të përputhem dhe budallalliqe. Ajo ka dy muaj qëkur ia thashë atë muhabetin e vajit që do të më dalë kundra dhe të më kapë ata pjesët e vogla që të më nxjerrë mua keq”, shprehet Juli.

 

Article Logic
Execution time: 0.003986120223999